Tërnava thotë se janë në kontakt me MSH-në e IKSHPK-në për të mundësuar faljen e namazit nëpër xhami

Tërnava thotë se janë në kontakt me MSH-në e IKSHPK-në për të mundësuar faljen e namazit nëpër xhami – Lajmet e fundit



Pandemia COVID-19 e ka bërë të pamundur shkuarjen e besimtarëve në xhami, pasi që ato janë duke qëndruar të mbyllura për moslejimin e përhapjes së koronavirusit.

Për këtë arsye, Bashkësia Islame e Kosovës kishte deklaruar se çdo të premte do t’u drejtohet besimtarëve me ligjëratë të cilën do ta publikojnë në faqen e tyre zyrtare në Facebook, përcjell “Zeri.info”.

Në ligjëratën e sotme, Myftiu Naim Tërnava, tha se janë në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin e Kombëtar të Shëndetësisë Publike Kosovës duke përcjellë gjendjen e COVID-19 për ta bërë t’ua mundësuar besimtarëve faljen nëpër xhami.

“Nuk i kam mbyllur xhamitë asnjëherë në çdo kohë është thirrur Ezani, thjeshtë është pezulluar falja në xhamitë. Ne do të jemi në vazhdimësi ata që përcjellin situatën, është duke ardhur largimi i virusit edhe në Kosovë, do të vazhdojmë të jemi në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, dhe do të shohim mundësinë e parë për ta falur namazin në xhamitë tona”, tha Tërnava, duke mos përmendur ndonjë datë të rikthimit. /Zëri/