Teste të shpejta të Covid-19 në Britani. Do të ofrohen miliona teste që identifikojnë virusin në 90 minuta

Teste të shpejta të Covid-19 në Britani. Do të ofrohen miliona teste që identifikojnë virusin në 90 minuta

Britania do të prezantojë miliona teste të Covid-19 që kanë kapacitet për të identifikuar virusin brenda 90 minutave, pas kritikave se nuk ka mjaftueshëm testime në shtëpitë e kujdesit për të moshuarit dhe fëmijët.  Javën e kaluar, një nga ofruesit më të mëdhenj të kujdesit në Britani, “CareUK”, deklaroi se qeveria nuk ka pasur mundësi të mbajë premtimin për të testuar në mënyrë të rregullt stafin dhe banorët në azile, pasi u zbuluan problem te kitet e testimit që po përdoren.

Kapaciteti do të rritet në spitale, azile dhe laboratore duke nisur nga java e ardhshme, deklaroi qeveria në nisje të Javës, duke premtuar 5.8 milionë teste të ADN-së dhe 450,000 teste nëpërmjet tamponave.  “fakti që këto teste mund të identifikojnë gripin si dhe Covid-19,  do të thotë se janë tejet përfituese ndërkohë që shkojmë drejt Dimrit”,- deklaroi ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock.   Ai shtoi se Britania ndodhet drejt ofrimit të gjysmë milionë testeve në ditë deri në fund të Tetorit dhe se teknologji të reja mund ta përshpejtojnë këtë.

Paralelisht, Shërbimi Kombëtar i Shëndetit (NHS) deklaroi se do të ofrojë trajtime pozitive ndaj Covid-19 ndaj pacientëve me kancer, përfshirë barna që nuk kanë ndikim të madh tek sistemi imunitar. Sistemi i kujdesit shëndetësor në Britani është përballur me flukse të mëdha gjatë kulmit të infeksionit, që ka marrë jetën e mbi 46,000 njerëz, shifra e 4 më e madhe në botë.

Klevis Llaha / SCAN 

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.