Tetë persona rrihen mes vete në një fshat të Prishtinës

Tetë persona rrihen mes vete në një fshat të Prishtinës – Lajmet e fundit



Tetë persona janë përleshur mes vete në një fshat të Prishtinës

Policia në raportin 24-orësh ka njoftuar se 3 meshkuj në fshatin Prugovc të Prishtinës janë sulmuar nga 5 persona të tjerë, transmeton “Zëri.info”

Ky është raporti i plotë:

Fshati Prugovc, Prishtinë, 07.04.2020 – 01:30. Tri (3) viktimat, meshkuj kosovarë, kanë njoftuar se janë sulmuar fizikisht nga pesë (5) të dyshuar meshkuj kosovarë. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në tretman mjekësor. Pesë (5) të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit tre (3) prej tyre dërgohen në mbajtje, ndërsa dy (2) lirohen në procedurë të rregullt.