Thaçi: Kosova ka përmbushur kriteret për viza, por shtetet e BE-së nuk janë unike

Thaçi: Kosova ka përmbushur kriteret për viza, por shtetet e BE-së nuk janë unike – Lajmet e fundit



Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, në konferencën vjetore të prokurorëve deklaroi se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave duke përfshirë edhe luftën kundër krimit e korrupsionit, por që tha se vendimmarrja nuk po ndodh për shkak të mos unitetit të shteteve të BE-së.

Thaçi tha se Kosova si asnjë vend tjetër ka kaluar nëpër sistem te drejtësisë për 20 vite. Derisa ka kritikuar për siç ka thënë amnistisë që i është bërë Serbisë për krimet që ka kryer në Kosovë.

“Do të ishte jetike që të kemi një këmbëngulësi më të madhe që të vazhdohet ky proces në mënyrë më dinamike, më gjithëpërfshirëse dhe që të kemi një konkretizim. Këtu nuk mund të mos shpreh shqetësimin që njerëzit nuk janë të kënaqur me drejtësi, ose viktimat kërkojnë drejtësi. Por që a kanë ndodhur lëshime në këtë proces, këtë nuk mund ta mohojë askush. Lëshime edhe në kuptimin edhe të mos efikasitetit në punë, po edhe të një selektimi etnik në drejtësi. Ne jemi dëshmitar se kemi pasur rreth 13 mijë civil të vrarë në luftë nga shteti i Serbisë, mbi 20 mijë gra të dhunuara nga Serbia, rreth 1 mijë fëmijë të vrarë, mbi 400 masakra të evidentuara. Pikërisht këto dobësi që kanë ndodhur me ose pa qëllim, kanë krijuar një rrethanë  që po e vështirësojnë pajtimin. Për këto krime nuk është dënuar askush. Më tepër janë dënuar shqiptarët, sesa ata që kanë kryer spastrim etnik. Është një shqetësim, edhe drejtësia e UNMIK dhe EULEX  ka konstatuar se ata që kanë kryer krime nga Serbia në Kosovë, nuk duhet të merret EULEX-i  dhe UNMIK  në Kosovë, por Serbia, kjo është amnisti. Cili është rezultati nga kjo heshtje ndërkombëtare, tash jo që kemi mohim, por me krenari mohojnë krimin në Kosovë. Jam mirënjohës që shtetet e Quintit kanë reaguar për masakrën e Reçakut”, tha ai.

Kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi, tha se çelësi në luftën kundër korrupsionit qëndron në konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme.

“Lufta kundër korrupsionit, publiku është duke pritur që nga prokurorët të ndodh pastrimi nga korrupsioni, nepotizmi. Çelësi në luftën kundër korrupsionit qëndron në konfiskimit të pasurisë. Është me rëndësi që prokurorët të sigurojnë mbrojtjen e duhur të informatorëve. Gjatë vitit të kaluar prokuroria ka treguar përkushtim në luftën kundër korrupsionit, janë 400 dosje penale me 771 persona”, tha Lumezi.