Thaçi me ambasadorët e QUINT-it: Respektimi i Kushtetueses, jetik për demokracinë

Thaçi me ambasadorët e QUINT-it: Respektimi i Kushtetueses, jetik për demokracinë – Lajmet e fundit



Presidenti Hashim Thaçi ka takuar ambasadorët e QUINT-it dhe përfaqësuesin special të BE-së, me të cilët ka diskutuar për rimëkëmbjen ekonomike pas COVID-19.

“Takim i mirë me ambasadorët e QUINT-it + EUSR për të diskutuar rimëkëmbjen ekonomike pas COVID-19 dhe forcimin e institucioneve demokratike”, ka shkruar Thaçi në “Twitter”, ku tutje ka thënë se respektimi i institucioneve të pavarura është jetik për demokracinë, raporton “Zeri.info”.

“Respektimi i institucioneve të pavarura, veçanërisht Gjykata Kushtetuese, është jetik për demokracinë”, përfundon postimi i tij. /Zëri