Thaçi në takim me QUINT-in pasi ia kërkoi LDK-së mandatarin për kryeministër

Thaçi në takim me QUINT-in pasi ia kërkoi LDK-së mandatarin për kryeministër – Lajmet e fundit



Presidenti Hashim Thaçi sapo ka përfunduar takimin me ambasadorët e shteteve të QUINT-it

Menjëherë pasi LDK-ja doli me emër të kandidatit për kryemnistër presidenti Thaçi në zyrën e tij i ka pritur ambasadorët e pesë shtetëve të QUINT-it; të Gjermanisë, të Francës, të Italisë, të Britanisë së Madhe dhe të SHBA-së.

Ndërkaq dje presidenti Thaçi, pasi i ka takuar krerët e partive politike, i ka kërkuar përmes një letre kreut të LDK-së, Isa Mustafa, një emër për ta mandatuar për formimin e qeverisë së re.

Këto veprime presidenti i ndërmori pasi konstatoi se LVV-ja nuk i është përgjigjur kërkesës së tij që si parti fituese të çojë emrin e kandidatit për kryeministër, pas rrëzimit të Albin Kurtit me mocion mosbesimi.