Thaçi: Për dialogun nevojitet koordinim ndërinstitucional dhe pozitë-opozitë

Thaçi: Për dialogun nevojitet koordinim ndërinstitucional dhe pozitë-opozitë – Lajmet e fundit



Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se Kosova duhet të ketë koordinim mes SHBA-së dhe BE-së lidhur me arritjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai para mediave pas përfundimit të takimit joformal me liderët e Ballakanit Perëndimor, theksoi se akoma nuk sheh unitet të vendeve të BE0së për procesin e dialogut me Serbinë.

“Ne në Bruksel kemi arritur marrëveshje të mëdha dhe historike në vitin 2013.  Marrëveshje që këto e kanë sjellë ri-integrimin e Veriut të vendit në territorin Kosovës,  dhe vënien nën kontroll të kuptimit administrativ dhe institucional të asaj pjese dhe integrimin e komuniteit serb”.

“Kemi një normalitet të asaj gjendje që ka qenë jo normale jo demokratike, natyrisht se roli i BE-së duhet të jetë i rëndësishëm por roli i SHBA-së vazhdon të mbetet e pazëvendësueshëm”.

“Marrëveshjet që kanë ndodhur me ambasadorin Grennell janë marrëveshje historike që kanë ndodhur në 20 vitet e fundit”.

“Për Kosovën është shumë me rëndësi që të ketë koordinim mes BE-së dhe SHBA-së. Marrëveshja përfundimtare me Serbinë mund të arrihet vetëm me rolin udhëheqës të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump,  dhe administratës së SHBA-së. Unë ende nuk shoh unitet të vendeve të BE-së për këtë proces”.

Thaçi u deklarua edhe rreth asaj se a duhet të ketë edhe koordinim të Presidentit dhe Kryeministrit të Kosovës për prezantimin e vendit në dialogun me Serbinë.

“Ne duhet të prodhojmë argumente që të fitojmë dhe fuqizojmë mbështetjen e SHBA-së për Kosovën, të mos marrim vendime që e largojnë Kosovën nga mbështetja ndërkombëtare dhe e konfliektuzojnë me vendet tjera”.

“Natyrisht, duhet të ketë koordinim ndërinstitucional edhe në të njëjtën kohë edhe mes pozitës dhe opozitës. Unë do të luaj rolin tim si President i vendit rolin e unitetit qytetar”, ka thënë Thaçi.