Thaçi për ndërrimin e qëndrimit të Shalës thotë se është i gatshëm të japë këshilla për këdo

Thaçi për ndërrimin e qëndrimit të Shalës thotë se është i gatshëm të japë këshilla për këdo – Lajmet e fundit


Foto: Laura Hasani


Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas votimit të qeverisë “Hoti”, ka mbajtur konferencë për media, raporton Zeri.info

Thaçi uroj qytetarët për qeverinë e re dhe zotimin e kryeministrit Hoti.

“Uroj qytetarët për qeverinë e re, uroj deputetët e RKS për votimin e qeverisë Hoti për maturinë që treguan duke votuar pro qeverisë. Nuk kemi kohë të humbasim do të ballafaqohemi me sfidat që kemi para nesh, e mirëpres zotimin e Hotit, mirëpres edhe që vendi të filloj rimëkëmbjen ekonomike”, tha Thaçi

Tutje tha se raportet e mira me SHBA-në i japin siguri vendit.

“Vetëm raportet e shkëlqyera me SHBA-në mund të sigurojnë një të ardhme të sigurt me vendin tonë, detyra që ka marr sot qeveria e re e Kosovës ka përgjegjësi të lartë”, potencoi ai.

Ndërsa për deputetin Haxhi Shala që ndërroi qëndrim për votimin e qeverisë Thaçi tha se ai është i gatshëm të jap këshilla për çdo njërin.

“Unë jam i gatshëm të jap këshilla për çdo njërin. Detyrë e imja është qe të kem takime me çdo bartës të institucioneve, qoftë deputetët apo çfarëdo qoftë kur është në pyetje interesi i vendit”, tha ai.