Thaçi shpreh ngushëllime për viktimat nga COVID-19 në Kosovë

Thaçi shpreh ngushëllime për viktimat nga COVID-19 në Kosovë – Lajmet e fundit



Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është shprehur i pikëlluar me numrin e madh të viktimave si pasojë e COVID-19 në Kosovë ditëve të fundit.

Thaçi në një shkrim në Facebook, i ka shprehur ngushëllime kryetarit të Rahovecit Smajl Latifi për humbjen e vëllaut dhe gjithë atyre që kanë humbur familarët e tyre si pasojë e COVID-19, transmeton Zeri.info.

“Më kanë pikëlluar shumë vdekjet e qytetarëve tanë në ditët e fundit, si pasojë e infektimit me virusin COVID-19. I trishtë ishte lajmi edhe për vdekjen e Adem Latifit, vëllait të Kryetarit të Rahovecit, Smajl Latifit. Familjes Latifi dhe gjithë atyre që i kanë humbur familjarët e tyre u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta. Lutem për shërim sa më të shpejt të të gjithë të prekurve të tjerë”, ka shkruar presidenti./Zëri