by lajme.org on August 10, 2022 Rizvanolli takohet me ambasadoren e Izraelit, flasin për zhvillimin e teknologjisë – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 10, 2022 Sveçla: Veriu i Kosovës 20 vjet ishte “El Dorado” për kriminelët – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 10, 2022 Kosova dhe dialogu temë e nxehtë në parlamentin e Serbisë – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 10, 2022 Ministria e Financave hap thirrje për angazhimin e pesë praktikantëve
by lajme.org on August 10, 2022 OEK nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Odën Ekonomike Kosovë-Izrael
by lajme.org on August 8, 2022 Irlanda e Veriut fiton katër medalje ari në boks, ndërsa Skocia rrëmben tri
by lajme.org on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)
by lajme.org on March 30, 2015 Ekziston ilaçi kundër kancerit për ata të cilët marrin guximin ta provojnë
HomeKulturë The Guardian raporton për tensionet në Veri, e quan kontravers vendimin për reciprocitetin Kulturëon August 2, 2022 Lidhur me zhvillimet e së dielës në veri të Kosovës, ka raportuar edhe gazeta britanike The Guardian. Në artikullin e saj, The Guardian përmend deklaratat e kryeministrit Kurti se “orët, ditët dhe javët në vijim mund të jenë sfiduese dhe problematike”, ndërsa citon edhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, i cili tha se “do të luten për paqe, por nuk do të ketë dorëzim dhe Serbia do të fitojë”. “Forcat serbe u tërhoqën nga Kosova në vitin 1999, pas një fushate bombardimi të NATO-s, dhe territori shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008. Megjithatë, Serbia ende e konsideron atë pjesë të Serbisë”, raporton The Guardian, transmeton Express. Gazeta prestigjioze shkruan se “deri të përshkallëzimi i tensioneve erdhi për shkak të urdhërave administrativ të miratuara nga Prishtina, të cilat ishin në një linjë të përpjekjeve për të vënë kontrollin e saj të plotë në zonat me shumicë serbe”. “Disa mijëra trupa të KFOR-it mbeten në terren në Kosovë për të ruajtur paqen, dhe paqeruajtësit italianë ishin të dukshëm në qytetin verior të Mitrovicës të dielën, kur sirenat e sulmit ajror ranë për disa orë në zonat në veri të banuara kryesisht nga serbët. Rreth gjysma e popullsisë serbe të vendit jeton afër kufirit me Serbinë, ku shumë serbë vetëm me ngurrim i janë nënshtruar ligjeve dhe autoriteteve kosovare”, shkruhet në artikull. The Guardian nuk la pa përmendur edhe reagimin e zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova, e cila tha se tensioni u krijua për shkak të “rregullave të pabaza diskriminuese” të vendosura nga autoritetet kosovare. Ndërsa, britanikja shkruan se “Serbia dhe Rusia janë aleatë tradicionalë dhe Moska ka refuzuar të njohë pavarësinë e Kosovës. Që nga lufta në Ukrainë, Vuçiç është përpjekur të ruajë marrëdhënie të mira me Moskën, duke refuzuar t’i bashkohet sanksioneve anti-ruse, ndërsa këmbëngul se ai ende dëshiron që Serbia përfundimisht të anëtarësohet në Bashkimin Evropian”. Qeveria u pajtua me një propozim që të shtyhet për një muaj zbatimi i masave të reja të reciprocitetit, për çka ka raportuar edhe The Guardian. “Pas konsultimeve me ambasadorët perëndimorë të dielën në mbrëmje, qeveria e Kosovës ra dakord të shtyjë zbatimin e masave të reja me një muaj, me kusht që protestuesit të ndalojnë bllokimin e rrugëve. AFP raportoi se blloqet po hiqeshin të hënën. Beogradi dhe Prishtina ranë dakord të dy për dialogun e lehtësuar nga BE në 2011, por bisedimet kanë çuar në pak përparim”. / KultPlus.com Previous PostNext Post
on August 10, 2022 Rizvanolli takohet me ambasadoren e Izraelit, flasin për zhvillimin e teknologjisë – Lajmet e fundit
on August 10, 2022 Sveçla: Veriu i Kosovës 20 vjet ishte “El Dorado” për kriminelët – Lajmet e fundit
on August 10, 2022 Kurti përsërit për Reuters: Kosova është e përgatitur për një sulm të mundshëm të armatosur nga Serbia – Lajmet e fundit