Thellohet bashkëpunimi midis Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Kosovës

Thellohet bashkëpunimi midis Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Kosovës

Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe ajo e Kosovës thellojnë bashkëpunimin mes tyre për hartimin e politikave dhe strategjive të zhvillimit të të dy vendeve.

Në kuadër të bashkëpunimit midis Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, akademiku Anastas Angjeli dhe akademiku i asociuar Adrian Civici zhvilluan një takim në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës me akademik Isa Mustafën, ish-kryeministër i Kosovës dhe Besnik Krasniqi, anëtar korrespodent i AShAK, gjatë të cilit u diskutua rreth punës për implementimin e disa projekteve dhe iniciativave të përbashkëta, të përfshira në programin e veprimtarive mes dy Akademive tona.

Veçanërisht, për fillimin e punës dhe përgatitjeve për zhvillimin e një konference të përbashkët midis dy Akademive të Shkencave, dedikuar sfidave të zhvillimit dhe  bashkëpunimeve ekonomike dhe tregtare midis Shqipërisë dhe Kosovës.

Qëllimi i këtij studimi dhe i kësaj konference është ballafaqimi me sfidat e zhvillimit ekonomik e kopmlementaritetit ndërmjet dy ekonomive, zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit tregtar dhe ekonomik të të dy vendeve tona, si dhe orientimin e projekteve madhore të zhvillimi për tërheqjen e financimeve dhe investimeve të huaja direkte.

Gjithashtu u diskutua që në planet dhe aktivitetet e dy Akademive, bazuar në programin e përbashkët të tyre, të fillojë puna edhe për dy projektet e tjera, ato për bashkëpunimin për studimin e burimeve energjetike dhe eficiencën e përdorimit të tyre, kaq të domosdoshme në kushtet aktuale, si dhe një studim për gjendjen dhe kontributin e mendimit ekonomik në Shqipëri dhe Kosovë, për hartimin e politikave dhe strategjive të zhvillimit të të dy vendeve./atsh /KultPlus.com