Thirrje për konferencë në mes të Postës së Kosovës dhe Postës së Maqedonisë së Veriut

Thirrje për konferencë në mes të Postës së Kosovës dhe Postës së Maqedonisë së Veriut

Sot në Postën e Kosovës u zhvillua një thirrje konferencë me Postën e Maqedonisë Veriore, në mes të zyrtarëve të lartë të të dy administratave postare, Kryesuesi i Bordit të Përkohshëm, Mentor Arifaj, U.D. Kryeshefi Ekzekutiv, Salih Morina dhe Menaxheres për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Argjirë Grapci, ndërsa nga PMV, ishte Drejtori Gjeneral, Ejup Rustemi me Drejtorin e Komunikacionit Postar, Elir Zendeli.

Kjo konferencë u realizua drejtpërdrejtë virtualisht përmes Skype, për shkak që ende jemi në kohë të Pandemisë globale, në pamundësi të një vizite apo pritje zyrtare në rrethana normale.

Në këtë takim virtual shumë miqësor, homologët diskutuan gjendjet e përgjithshme të funksionimit të Ndërmarrjeve Publike të shteteve respektive, si dhe për sfidat që po ballafaqohen ato në këtë kohë të emergjencës shëndetësore, gjendje kjo e cila dukshëm ka ndikuar edhe në rënien e të hyrave financiare.

Zyrtarët e Lartë të dy administratave postare fokus të diskutimit patën zgjerimin e bashkëpunimit të tyre, përmes projekteve konkrete dhe këmbimit të përvojave në fushat përkatëse siç ishin; certifikimi ISO 9001 dhe ISO 14001, shërbimet e reja, si dhe avancimet teknologjike dhe avancimet e stafit.