Totaj dhe Nënkryetari i Parlamentit Evropian, Wieland, pritën rreth 100 fëmijë në

Totaj dhe Nënkryetari i Parlamentit Evropian, Wieland, pritën rreth 100 fëmijë në “Kampin Veror 2022” – Lajmet e fundit



Për ta përjetuar ndjesinë e Parlamentit Evropian, të rinjtë e pesë vendeve të ndryshme të botës: Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Gjermania dhe Franca; u mblodhën sot në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Prizrenit, në kuadër të “Kampit Veror 2022” të organizuar për herë të parë në Kosovë nga Organizata “Education Unlimited”.

“Kryetari Shaqir Totaj, së bashku me Nënkryetarin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland, pritën rreth 100 fëmijë pjesëmarrës në Kampin Veror, që ka qëllim bashkimin e të rinjve për shkëmbim të ideve e kulturave si dhe të zhduken paragjykimet që ekzistojnë mes popujve”, thuhet në njoftim, raporton Zeri.info.

Vlen të theksohet se boksieri Luan Krasniqi është pjesëtar nderi i Organizatës “Education Unlimited”, i cili bashkëpunon me vite, me qëllim t’i ofrojë kushte më të mira nxënësve në Kosovë. /Zëri

Image

Image