Krasniqi: Dy persona janë në gjendje të rënduar me koronavirus në Klinikën Infektive

‘ Tre të prekur me Covid-19 në gjendje kritike, njëri erdhi sot në Infektivë pa vetëdije’ – Lajmet e fundit



Infektologu Valbon Krasniqi ka thënë se në Klinikën Infektive aktualisht po trajtohen 43 raste me Covid-19, kurse, tre janë në gjendje kritike.

Sipas tij, nga 170 raste të konfirmuara me Covid-19, 70 kanë qenë të shtrirë në Klinikën Infektive.

“Gjendja e tyre në përgjithësi është e mirë me përjashtim të 8 rasteve, ku 5 prej tyre kanë nevojë për oksigjeno terapi dhe tri raste në gjendje me të rënd që ne e quajmë gjendje kritike”, ka thënë ai.

Krasniqi shtoi se njëri nga rastet e rënda është qe 10 ditë në Klinikën Infektive dhe është në respiratorë, ndërsa, tjetra është që katër ditë. Kurse, personi i tretë është rast që është pranuar sot në klinikë dhe ishte pa vetëdije.

Ai shtoi se sipas të dhënave i bie që në 10 mijë banorë e kemi një të prekur me Covid-19.