Tre të vdekur dhe 144 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Tre të vdekur dhe 144 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri – Lajmet e fundit



Tre persona të infektuar me COVID-19 kanë humbur jetë gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri. Viktimat një 57-vjeçar nga Lushnja dhe dy nga Tirana, 74 dhe 83 vjeç.

Gjatë ditës së fundit janë kryer 834 testime nga të cilët kanë rezultuar pozitive 144 persona. Nga ana tjetër në 24 orët e fundit janë shëruar 65 qytetarë, duke e çuar në 6 733 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në Shqipëri

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 174 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Numri total i viktimave të shkaktuara nga koronavirusi në Shqipëri ka shkuar në 343./EuronewsAlbania/