Tre të vdekur dhe 260 raste të reja me COVID-19

Tre të vdekur dhe 260 raste të reja me COVID-19 – Lajmet e fundit



Gjatë 24 orëve të fundit në laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK dhe në laboratorët private me metodën RT-PCR janë testuar gjithsej 3.104 mostra të marra nga SHSKUK-ja dhe nga gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilave rezultojnë 260 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar tri raste të vdekjes me SARS CoV-2.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Fushë-Kosovë një rast (61 vjeç), Gjakovë një rast (84 vjeç), Prizren një rast (68 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 66.640 raste nga 289.004 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.575 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 190 pacientë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 58.359 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.706.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 109 raste, Pejë 27 raste, Gjakovë 17 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Mitrovicë 13 raste, Lipjan 12 raste, Prizren 10 raste, Gjilan 7 raste, Ferizaj 6 raste, Istog 6 raste, Rahovec 5 raste, Suharekë 5 raste, Vushtrri 5 raste, Klinë 4 raste, Skenderaj 4 raste, Drenas 3 raste, Obiliq 3 raste, Podujevë 3 raste, Deçan 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat; Dragash, Kamenicë, Malishevë dhe Ranillug.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!