Tre të vdekur dhe 37 të infektuar me koronavirus në Shqipëri

Tre të vdekur dhe 37 të infektuar me koronavirus në Shqipëri – Lajmet e fundit



Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë kryer 1862 testime nga të cilat 37 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur tre persona dhe janë shëruar 1231 të tjerë nga koronavirusi.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 85 pacientë nga të cilët 10 pacientë janë në terapi intensive. /Zëri