54 të shtruar në tre ditë në dy spitalet COVID në Shqipëri

Tre të vdekur dhe mbi 400 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri – Lajmet e fundit



Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale në Shqipëri thotë se tre qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e coronavirus, ndërsa janë evidentuar 447  të infektuar të rinj në 24 orët e fundit.

Aktualisht në katër spitalet Covid po marrin mjekim 295 pacientë, 32 janë në terapi intensive, ndërsa katër prej tyre janë të intubuar. Pavarësisht numrit të rasteve të reja si tregues pozitiv shihet edhe numri i të shëruarve.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në orët e fundit janë shëruar 295 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 34,648, që nga fillimi i epidemisë.