Tregu më i madh në botë i NFT-ve shkurton 20% të fuqisë punëtore

Tregu më i madh në botë i NFT-ve shkurton 20% të fuqisë punëtore

Platforma më e madhe në botë e NFT-ve, Opensea, ka vendosur të shkurtojë 20% të fuqisë së saj punëtore.

Lajmin e tha vetë CEO i kompanisë Devin Finzer, i cili publikoi një foto të një mesazhi Slack që ai kishte dërguar tërë stafit të kompanisë ditën e Enjte.

Finzer fajësoi mungesën e stabilitetin ekonomike rreth industrinë së kriptomonedhave dhe ekonomisë në përgjithësi për këtë vendim.

Largimet nga puna do të përgatitin kompaninë në rast se rënia vazhdon. “Ndryshimet e sotme na përgatitin për skenarë të ndryshme të dimrit të kriptomonedhave dhe na jep besimin se mund të kalojmë me sukses këtë moment të vështirë,” tha Ai.

Opensea nuk jep informacione rreth numrit të punonjësve por sipas faqes së kompanisë në Linkedin numëron afro 769 punonjës. Shkurtimi do të largonte 150 punojnës.

Në Janar kompania ngriti një investim prej 300 milionë dollarësh që Finzer asokohe tha se do të ndihmonte Opensea të punësonte 90 punonjës të rinj.

Kompania i bashkohet si firmave të tjera si Coinbase, BlocFi apo Crypto.com të cilët kanë shkurtuar stafin në mënyrë të ndjeshme. /PCWorld Albanian