Trendi i ri në TikTok: Sa është i sigurt “uji klorofil”?

Trendi i ri në TikTok: Sa është i sigurt “uji klorofil”?

Përdoruesit e TikTok po përdorin klorofil të lëngshëm – një molekulë bimore që ndihmon në rritje dhe krijon një nuancë të gjelbër. Hashtagu #chlorophyll ka 81.3 milionë shikime në TikTok.

@pullingraviityReposting since everyone’s trying it! Please keep in mind that I’m not a dr & this is MY experience with chlorophyll🍀 #chlorophyll #chlorophyllwater

♬ heavy in my mind – Jurk

Prodhuesit e pikave të lëngshme pretendojnë se suplementi mund të rrisë energjinë, të detoksifikojë trupin dhe madje të neutralizojë erën e trupit. Përdoruesit e mediave sociale e duan atë për cilësitë e pretenduara të pastrimit të lëkurës: Pretendoher se shtimi i disa pikave të tij në ujë është mrekullibërës për sëmundjet e lëkurës nga rosacea deri në akne, shkruan NY Post, transmeton Insajderi.

Por mjekët po thonë që në vend të kësaj të hani një sallatë.

“Ajo që duhet të bëni është të hani zarzavate”, tha Dr. Rabia de Latour, një profesoreshë në Departamentin e Mjekësisë të NYU Langone. “Ne e dimë që klorofili, në formën e tij të pastër [në zarzavatet me gjethe], është me të vërtetë i shkëlqyeshëm si një anti-oksidues dhe për të trajtuar inflamacionin dhe kjo është studiuar”.

Më specifikisht, nga Latour tha se ajo është skeptike ndaj vetive të mrekullueshme të barnave të klorofilit kur bëhet fjalë për problemet e lëkurës dhe aromën e trupit.

Për lëkurë më të qartë dhe përmirësim të përgjithshëm të shëndetit, ajo rekomandon ndërrimin e ushqimeve të përpunuara për ato më të shëndetshme.

Ushqimet e pasura me klorofil – përfshirë spinaqin, rukolën, bishtajat, bizelet, preshin dhe barin e grurit – janë tejet të shëndetshme për shkak të vitaminave dhe mineraleve, si dhe fibrave. T’i hani të papërpunuara është ideale, pasi disa lëndë ushqyese mund të digjen në nxehtësi të lartë.

Shtesat dhe pikat, nga ana tjetër, shpesh do të përfshijnë kimikate ose vajra të shtuara për të zgjatur jetën e tyre të ruajtjes, tha de Latour. Dhe ato mund të mos jenë më të mirat për trupin. /Insajderi.com