Shpend Ahmeti i shqetësuar për numrin e madh të qytetarëve në rrugë

Tri raste të reja me COVID 19 në kryeqytet, Shpend Ahmeti kërkon nga qytetarët të bëjnë kujdes – Lajmet e fundit



Pas publikimit të rezultateve nga IKSHPK-ja prej testimit të mostrave për virusin COVID 19, kryetari i komunës së Prishtinës ka kërkuar nga qytetarët e kryeqytetit të bëjnë shumë kujdes.

Tri rastet e reja në komunën e Prishtinës janë raste kontakti nga personi i cili dje rezultoi pozitiv me këtë virus, përcjell “Zeri.info“.

“Plus tetë raste sot në Kosovë, e tre raste të reja në Prishtinë, familjarë të rastit të djeshëm. Kjo na tregon se duhet të jemi edhe më tutje të kujdesshëm në mënyrë që mos të kemi vatër të re që do të na kthente në masa më të rrepta.Prandaj, përkundër motit të mirë, mos dilni pa nevojë në mënyrë që mos të lejojmë përhapjen nga rastet e reja.”, ka shkruar Ahmeti.

Nga rezultatet për ditën e sotme të publikuara nga IKSHPK-ja, 31 persona janë shëruar plotësisht kurse tetë persona kanë rezultuar pozitiv me virusin vdekjeprurës COVID 19./Zëri