Tri viktima dhe 108 raste të reja në Shqipëri

Tri viktima dhe 108 raste të reja në Shqipëri – Lajmet e fundit



3 viktima dhe 108 raste të reja janë konfirmuar në 24 orët e fundit në vend nga covid-19. Tre qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen, një 77 vjeçare dhe një 83 vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese dhe një 68 vjeçar nga Hasi pa sëmundje të tjera.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 477 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 108 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 49 raste në Tiranë, nga 11 raste në Durrës, Kavajë, 9 në Fier, 7 në Shkodër, nga 3 raste në Krujë, Kurbin, Tropojë, Berat, Mallakastër, 2 në Peqin, nga 1 rast në Korçë, Vlorë, Tepelenë, Shijak.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rikujton të gjithë qytetarëve domosdoshmërinë për të zbatuar rregullat: Për vendosjen e maskës, ruajtjen e distancimit dhe higjienën vetjake dhe kolektive.