Trump ndalon Tik Tok - “Është shqetësim për ne, do ta firmos menjëherë urdhërin”

Trump ndalon Tik Tok – “Është shqetësim për ne, do ta firmos menjëherë urdhërin”

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se do të bllokojë Tik-tok në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si pasojë e shqetësimeve të shtëpisë së bardhë se, kompania kineze “Bytedance” po vepron nëpërmjet Tik-tok për të mbledhur të dhëna në emër të Pekinit zyrtar. Gjithsesi, analistë të ndryshëm shprehen se lëvizja është në kuadër të strategjisë së ekonomisë numër një të botës nën drejtimin e Trump për të dëmtuar ekonomikisht Kinën, siç bëri me bllokadën e vendosur ndaj Huawei.

“Për sa kohë që Tik-tok do të jetë një shqetësim, ne do ta ndalojmë atë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”-deklaroi presidenti amerikan. I pyetur se kur do të ndodhë diçka e tillë, ai u përgjigj: “Shpejt, menjëherë. E kam fjalën menjëherë tamam”. Ndër të tjera, presidenti amerikan u shpreh se ai e ka autopritetin për të bërë diçka të tillë, nëpërmjet një urdhëri ekzekutiv. “Do ta firmos dokumentin nesër”-tha Trump mbrëmjen e së premtes.

Vendimi i Trump i mbyll derën edhe Microsoft, që po vlerësonte të blinte kompaninë. Trump e hodhi poshtë edhe këtë ide gjatë deklaratës së tij në lidhje me çështjen, Tik Tok është kthyer në një prej aplikacioneve më të famshme në botë, me më shumë se 2 miliardë shkarkime.

Roel Korkuti / SCAN 

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.