Turistët anglezë, gati për pushime! Anglia do të heqë karantinën 2-javore në kthim, për mbi 50 shtete

Turistët anglezë, gati për pushime! Anglia do të heqë karantinën 2-javore në kthim, për mbi 50 shtete

Britania do t’i japë fund karantinës për njerëzit që mbërrijnë në Angli nga më shumë se 50 shtete,  përfshirë  Gjermaninë, Francën,  Spanjën dhe Italinë, por jo për Shtetet e Bashkuara, deklaroi qeveria britanike.  Lëvizja, që do të bëhet efektive më 10 Korrik,  i jep mundësinë miliona turistëve britanike që të marrin pushimet e verës pa u shqetësuar nga karantina kur të kthehen.  Ato që kthehen nga vende me rrezik të lartë, do të jenë përsëri subjekt i vetë-karantinimit për 14 ditë,  një rregull që ka irrituar kompanitë ajrore.

Qeveria e kryeministrit Boris Johnson, ka debatuar prej ditësh mbi mënyrat se si të lehtësojë rregullat e karantinës. Skocia, Uellsi dhe Irlanda e Veriut, që kanë politika individuale të shëndetësisë brenda Mbretërisë së Bashkuar, nuk kanë lajmëruar plane për të hequr karantinën.   “Sot nis dita e hapjes me kujdes të kombit tonë të madh. Do të ketë një listë prej 50 plus shtetesh, shtuar territoret jashtë vendit” – tha sekretari i transportit Grant Shapps.

Ndërkohë që përhapja e koronavirusit po ngadalësohet në Europë, vendet po rihapen ndaj fluturimeve pas më shumë se 3 muajsh të karantinës.  Lista e plotë e shteteve nuk është publikuar ende në Britani, por përfshihet Zelanda e re, Vatikani dhe territoret e Britanisë si ishujt Falkland dhe Gjibraltari.   Sekretari i transportit shtoi se Shtetet e Bashkuara ndaluan që në fillim fluturimet nga Britania dhe Europa, kështu që nuk ekziston një marrëveshje reciproke.   Britania ka numrin më të lartë të vdekjeve nga Covid-19 në Europë dhe po rihap në mënyrë të ngadaltë ekonominë. Anglia dhe Irlanda e Veriut do të rihapin pub-et këtë fundjavë, ndërsa Skocia dhe Uellsi do të ndjekin më vonë gjatë Korrikut.

Klevis Llaha / SCAN 

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.