Turistët 'pushtojnë' fshatin që frymëzoi 'Frozen'

Turistët ‘pushtojnë’ fshatin që frymëzoi ‘Frozen’

Kur një restorant, hotel, rrugë, qytezë apo qytet bëhet i famshëm në Instagram, duket se nuk duhet shumë kohë që ai vend të ‘pushtohet’ nga turistët.

Fshati alpin Halltatt, i ngritur në malet Salzkammergut të
Austrisë, e di këtë dhe e di shumë mirë: një digë ndërtesash si kuti çokollate,
rrethuar nga male të mbuluara nga dëbora dhe me këmbët në ujë të kristaltë,
vjen taman si një përrallë.

Popullsia e këtij vendi të mbrojtur nga UNESCO është vetëm
780 banorë, por numri i turistëve që mbërrijnë çdo ditë e kapërcen disafish:
thuajse 10 mijë vizitorë në ditë.

Përtej mundësive të pafundme që ka, Hallstatt është i
famshëm tani si frymëzimi i Arendelle, mjedisi i fantazuar ku zhvillohet seria
e famshme e filmit “Frozen” të Disney.

Ai është mjaft i popullarizuar sidomos ndërmjet turistëve
aziatikë, e nxitur kjo pjesërisht nga fakti se ekziston një kopje kineze e
fshatit, e ndërtuar në provincën Guangdong në vitin 2011.

Tani, ky fshat i famshëm po përpiqet se si të menaxhojë fluksin e madhe të vizitorëve. Michelle Knoll, menaxhere për bordin e turizmit të Hallstatt, tha për CNN se këtu do të fokusohen tek një turizëm cilësor në të ardhmen. /syri.net / KultPlus.com