Turqia do të zbusë masat e karantinës / Erdogan premton lehtësime të tjera deri në Korrik, përfshirë muzikën live

Turqia do të zbusë masat e karantinës / Erdogan premton lehtësime të tjera deri në Korrik, përfshirë muzikën live

Presidenti Recep Tayyip Erdogan, tha se Turqia do lejojë performanca të limituara muzikore, nën planin për të zbutur masat e karantinës.  Duke folur pas një takimi të kabinetit, Erdogan tha se karantina e plotë gjatë ditës së Diel dhe shtetrrethimi nga ora 22:00 e mbrëmjes në ditët e javës, do të hiqen tërësisht nga 1 Korriku.  Ai tha se performancat muzikore live, përfshirë koncertet, do të lejohen gjithashtu deri në mesnatë.  “Pa ofendim por askush nuk ka të drejtën të shqetësojë të tjerë gjatë natës”- tha Erdogan. Turqit kanë shprehur në media sociale shqetësimet e tyre dhe kjo lëvizje është kritikuar gjithashtu nga muzikantët, që pretendojnë se ndalimi pas mesnate nuk ka të bëjë me pandeminë.  Turqia nisi të zbusë masat në javët e fundit, duke limituar karantinën e plotë vetëm ditën e Diel dhe duke hapur restorantet me një numër të limituar të klientëve, pasi rastet ditore nisën të bien nga maja prej 60,000 në Prill. Ankaraja zyrtare shpreson se rënia e infeksioneve, së bashku me përshpejtimin e programit të vaksinimit në rreth 1.5 milionë doza në ditë, do të ndihmojnë rimëkëmbjen e turizmit.

 

Klevis Llaha – SCAN

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.