Twitter implementon idenë që e bëri TikTok shumë popullor

Twitter implementon idenë që e bëri TikTok shumë popullor

Twitter ka filluar të lançojë një ndryshim të madh në iOS duke zëvendësuar butonin që kalon mes kohështrirjeve algoritmike dhe kronologjike.

Tani përdoruesit ballafaqohen me dy tabe quajtur “For You” dhe “Following” për të ndryshuar kohështrirjen ndërsa tabi i parë që do të hapet me tu qasur në aplikacion është “For You.”

Në një farë mënyre rrjeti social vodhi idenë nga TikTok. Kohështrirja e re shfaq cicërimat nga llogaritë që ndiqni së bashku me disa cicërima të tjera të përzgjedhura në mënyrë algoritmike nga persona të tjerë dhe që mund tu interesojnë.

Një qasje të ngjashme Twitter implementoi në fillim të vitit duke lejuar përdoruesit të kalojnë mes dy kohështrirjeve “Home” dhe “Latest Tweets.”

Megjithatë braktisi atë idenë pak ditë më vonë pas ankesave nga përdoruesit.

Kompania siç duket po implementon përsëri me një emër tjetër. Në ueb dhe aplikacionin Android radhitja kronologjike është mënyra kryesore sesi shfaqen postimet.

Por me versionin e ri të iOS, “For You” shfaqet gjithmonë i pari edhe kur mbyllni dhe hapni aplikacionin. /PCWorld Albanian