Twitter nxjerr përdoruesit nga llogaritë pas një incidenti me fjalëkalimet

Twitter nxjerr përdoruesit nga llogaritë pas një incidenti me fjalëkalimet

Twitter zbuloi një incident sigurie i cili ka prekur një numër të pa specifikuar llogarish të përdoruesve të cilët kanë ndryshuar fjalëkalimet.

Sipas kompanisë, një problem i shfaqur vitin e kaluar nuk lejonte përdoruesit e Twitter të dilnin nga llogaritë nga të gjitha pajisjet pas një ndryshimi fjalëkalimi.

“Nëse keni ndryshuar fjalëkalimin në një pajisje dhe keni hapur një sesion të hapur të Twitter në pajisje tjetër, ai sesion mund të mos jetë mbyllur,” shpjegoi kompania.

Twitter thotë se për shkak të këtij problemi kishte vendosur të nxirrte nga llogaritë disa përdorues në të gjitha pajisjet.

Problemin kompania ja atribuoi disa ndryshimeve në sistemet e ndryshimit të fjalëkalimeve që u aplikuan në 2021.

Incidenti i fundit vjen në një kohë kur ish shefi i sigurisë së kompanisë doli publikisht duke thënë se kompania aplikon praktika të dobëta sigurie. Gjithashtu rrjetin social e pret një përballje në gjykatë me Elon Musk lidhur me marrëveshjen 44 miliardë dollarëshe. /PCWorld Albanian