Musk kërkon shtyrjen e gjyqit me Twitter në 2023

Twitter padit Elon Musk në gjykatë

Twitter vendosi të padisë Elon Musk për të detyruar CEO-n e Tesla dhe SpaceX të përmbyllë marrëveshjen 44 miliardë dollarë të kompanisë së medias sociale.

Sipas New York Times Twitter bëri padinë ditën e Marte në gjykatën e Delaware me pretendimin se miliarderi shkeli marrëveshjen për blerjen e platformës.

Në Prill Musk tha se do të blinte Twitter për 54.2 dollarë për aksion, një propozim që u pranua nga Twitter vetëm dy javë më pas.

Që atëherë palët kanë lëshuar akuza dhe bërë pretendime ndaj njëri-tjetrit lidhur me numrin e llogarive të rreme në Twitter.

E gjitha filloi në Maj kur Musk tha se marrëveshja ishte në pritje pasi ekipi i tij po punonte për të identifikuar numrin e llogarive të rreme.

Madje ai kërcënoi me tërheqje nga marrëveshja. Twitter u përgjigj duke i dhënë akses të plotë në të dhënat e brendshme të kompanisë por që nuk mjaftuan për miliarderin. /PCWorld Albanian