Twitter lançon një abonim për përdoruesit me pagesë

Twitter teston cicërima me dy autorë

Twitter është duke eksperimentuar me një funksionalitet ku dy llogari mund të bashkë-krijojnë një cicërimë. Kompania e quan funksionin “CoTweet” dhe po e teston me disa përdorues në SHBA, Kanada dhe Kore.

Me CoTweet, dy llogaritë lidhen si autorë të një cicërime të vetme dhe shfaqet në kohështrirjet e të dyjave. Ngjashëm me funksionin collabs të Instagram lançuar vitin e kaluar, CoTweets do të shkojnë më shumë për brendet dhe krijuesit sesa përdoruesit tipikë të Twitter.

Kompania tha se është një eksperiment i përkohshëm por nuk la të kuptohej se kur do të ishte gjerësisht e disponueshme.

“Po testojmë CoTweets për të kuptuar sesi njerëzit dhe brendet mund të përdorin funksionalitetin për tu rritur dhe prekur audienca të reja,” tha kompania. /PCWorld Albanian