by lajme.org on January 26, 2021 Limaj: Hoxhaj më propozoi që PDK dhe NISMA të bëhen si CDU/CSU në Gjermani – Lajmet e fundit
by lajme.org on January 26, 2021 Pay day loans Azle Texas that is a advance loan madison ms from $235k 1040 and may very reach a l
by lajme.org on January 26, 2021 “Siamo monogami ovverosia poligami? “ Ma il discussione è ben oltre a complesso e, che nondimeno, non si può divulgare
by lajme.org on January 26, 2021 Rriten rastet e reja me Covid-19 në 24 orët e fundit, MSH: “8 humbje jete dhe 589 të shëruar”
by lajme.org on January 26, 2021 Fiskalizimi/ Tatimet sqarim për tregtuesit e produkteve farmaceutike si do të funksionojë për ilaçet e rimbursueshme
by lajme.org on January 26, 2021 Seminari i Antropologjisë synon deshifrimin e së kaluarës përmes natyrës
by lajme.org on January 26, 2021 Akademia e Shkencave e Shqipërisë aderon në Lëvizjen për Luftën Kundër Antisemitizmit
by lajme.org on January 26, 2021 Modelja bën detoks nga rrjetet sociale: “Gjeta veten, forcën dhe dritën time”
by lajme.org on January 26, 2021 Na e hodhi të gjithëve! Tatuazhi masiv i Keisit paska qenë një rreng
by lajme.org on January 26, 2021 Kur fiton një çmim Oscar supozohet të jetë gëzim i madh, por jo edhe për këtë aktore
by lajme.org on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)
by lajme.org on March 30, 2015 Ekziston ilaçi kundër kancerit për ata të cilët marrin guximin ta provojnë
HomeKulturë “Udhëtim në kështjellat ilire” me monumentet si preokupim profesionalin Kulturëon May 23, 2020 Në kuadër të kulturës materiale, në çdo mjedis kështjellat paraqesin vlerë të veçantë historike dhe kulturore. Ato janë dëshmi autentike të së kaluarës historike, që në forma të ndryshme janë të pranishme deri në ditët tona. Por, në saje të rrjedhave shoqërore gjatë historisë, një numër i konsideruar i tyre kanë mbetur të shënuara që dëshmohet nga të dhëna autorësh antikë. Në këtë aspekt janë pikërisht arkeologët të cilët me angazhimin dhe punën e tyre profesionale kanë arritur të deshifrojnë e hulumtojnë monumentet e tilla në mjedisin përkatës. Në këtë aspekt hapësira etnogjeografike shqiptare vazhdimisht ka paraqitur interes për hulumtime arkeologjike, duke filluar nga shekulli XX e më pas, shkruan KOHA. Janë pikërisht arkeologët e huaj si austriakë, italianë, anglezë e të tjerë, të cilët fillimisht janë angazhuar në këtë drejtim, ndërsa më pas kontribut kanë dhënë arkeologët shqiptarë, duke vendosur bazat e arkeologjisë shqiptare. Kemi të bëjmë kryesisht me kohën pas Luftës së Dytë Botërore, ku janë veçuar një numër i konsideruar arkeologësh, si H. Ceka, S. Anamali, S. Islami, F. Prendi, N. Ceka, A. Mano, Dh. Budina, B. Dautaj e të tjerë, të cilët kanë arritur që të ofrojnë zbulime me vlera të mëdha historike, kulturore e kombëtare. Kemi të bëjmë me breza të ndryshëm arkeologësh, që autori arritjet e tyre në këtë përmbledhje i paraqet me përkushtim ndaj emrit dhe veprës së tyre. Është meritë e tyre profesionale që arritën të deshifrojnë dhe hulumtojnë një numër të konsideruar të kështjellave, të cilat kanë ekzistuar në Iliri në kohën antike, që tani janë monumente me vlera historike në hapësirën etnogjeografike shqiptare. Në saje të përvojës profesionale gjatë gërmimeve dhe hulumtimeve arkeologjike në terren, si dhe konsultimit të literaturës shkencore e sidomos asaj të autorëve antikë, autori ofron të dhëna për rreth tridhjetë kështjellat e prezantuara. Në aspektin territorial kështjellat e tilla i takojnë kryesisht Ilirisë Jugore, përkatësisht në territorin e Shqipërisë së sotme, por ka të dhëna edhe jashtë këtij regjioni, si në Dardani, apo edhe në Adriatikun Lindor. Arkeologu dhe studiuesi i njohur Neritan Ceka në saje të përvojës profesionale me veprën… Artikullin e plotë mund ta lexoni në gazetën Koha Ditore. Klikoni këtu për t’u regjistruar falas. © KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Previous PostNext Post
on January 26, 2021 Limaj: Hoxhaj më propozoi që PDK dhe NISMA të bëhen si CDU/CSU në Gjermani – Lajmet e fundit
on January 26, 2021 Akademia e Shkencave e Shqipërisë aderon në Lëvizjen për Luftën Kundër Antisemitizmit
on January 26, 2021 Rriten rastet e reja me Covid-19 në 24 orët e fundit, MSH: “8 humbje jete dhe 589 të shëruar”
on January 26, 2021 Akademia e Shkencave në Shqipëri aderon në lëvizjen për luftën kundër antisemitizmit
on January 26, 2021 Zonja D’Ora, gruaja e parë që u pranua në Shkollën e Vjenës të Mësimdhënies dhe Zbatimit Grafik