KRU “Prishtina” njofton” se disa vende në Prishtinë sot mbesin pa ujë

Ujësjellësi ndërpret ujin nga ora 22:00 për konsumatorët nga Badoci – Lajmet e fundit



Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar konsumatorët që furnizohen nga Badoci se sonte nga ora 22:00 në kohëzgjatje prej 3 orësh, do të ndërprehet uji i pijshëm përkohësisht.

Arsye për këtë ndërprerje, sipas Kompanisë, është shpërlarja e gypit të çelikut që vjen nga Badoci.

“Arsyeja e realizimit të kësaj shpërlarje është si shkak i shqetësimit dhe analizave të ujit pas punimeve teknike që janë realizuar para dy ditësh. Me qëllim që të sigurohemi rreth cilësisë së ujit, në bashkërendim me IKSHPK-në do bëhen ndërhyrjet sipas rekomandimeve të ekspertëve”, ka thënë Ujësjellësi në njoftimin për media.