'Utalaya Foundation' shpërndanë 1000 libra në Mitrovicë

‘Utalaya Foundation’ shpërndanë 1000 libra në Mitrovicë

Utalaya Foundation, sot ka kurorëzuar punën për krijimin e librit dy-gjuhësh për fëmijë, me aktivitete të ndryshme me fëmijët e komuniteteve të ndryshme të Kososovë, aktivitet ky i cili ka zënë vend në Mitrovicë, përcjell KultPlus.

Dy karakteret kryesore të librit, Uta Ibrahimi dhe @Miljana Bulatovič, dy gra shumë të zonja, njëra alpiniste e tjetra artiste, përveç që frymëzojnë gjeneratat e reja me veprimtarinë e tyre, ato vazhdimisht angazhojnë fëmijët e komuniteteve të ndryshme në aktivitete që ndihmojnë zhvillimin e tyre mendor dhe fizik përmes sportit e artit, si dhe kultivojnë në ta vlera universale si paqja, toleranca ndër-etnike, të lexuarit, kuptuarit.

Edhe sot Uta e Miljana dhanë fjalimet e tyre motivuese para fëmijëve, lexuan rrëfimin e librit “Ngjyrat e natyrës me Utën dhe Miljanën” për ta, u përgjigjën pyetjeve të tyre, si dhe i dhuruan secilit fëmijë librin me autografin e tyre si dhe materialet tjera promovuese.

Utalaya Foundation, ndër të tjera ka shpërndarë 1000 libra tek OJQ, Qendra, Shkolla, Librari dhe entitete tjera në Mitrovicë.

Ndërkaq, në njoftimin e shpërndarë në rrjetin social Facebook, Uta Ibrahimi thekson se ky libër synon të nxit imagjinatën, kuriozitetin, respektin për njerëzit, natyrën e kafshët si dhe të ndihmojë fëmijët të mësojnë gjuhë të reja e të fitojnë shprehi të punës. Por mbi të gjitha libri i shumëngjyrshëm vjen për ti gëzuar ata, gjë që u dëshmua nga entuziazmi dhe hareja e të vegjëlve. / KultPlus.com