by lajme.org on April 19, 2021 Nga Vetëvendosja tregojnë se a do të votojë Albin Kurti në zgjedhjet e Shqipërisë – Lajmet e fundit
by lajme.org on April 19, 2021 APA shkruan për presionet e pushtetit ndaj transmetuesit publik të Kosovës – Lajmet e fundit
by lajme.org on April 19, 2021 Ministri Peci gjatë takimit me Kosnett: Transparenca dhe ligjshmëria, prioriteti ynë në drejtimin e ministrisë
by lajme.org on April 19, 2021 15 milionë vaksinime në Itali. Plani ambicioz: Brenda korrikut, vaksinohet 70 % e popullatës
by lajme.org on April 19, 2021 The Guardian: Si çeku i Lord Bajronit ndihmoi në krijimin e Greqisë moderne?
by lajme.org on April 19, 2021 Një pikturë kineze e vitit 1924 pritet të shitet në ankand për 45 milionë dollarë
by lajme.org on April 19, 2021 30 mijë euro, ky është bakshishi më i madh që Meda ka marrë ndonjëherë
by lajme.org on April 19, 2021 Ky është shqetësimi i Arbenita Ismajlit përgjatë gjithë shtatzënisë së saj
by lajme.org on April 18, 2021 Poem Blu nis pushimet e para me prindërit dhe ky është vendi që po viziton
by lajme.org on April 19, 2021 Me dy golat e shënuar në finalen e Kupës, Messi thyen një rekord tjetër
by lajme.org on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)
by lajme.org on March 30, 2015 Ekziston ilaçi kundër kancerit për ata të cilët marrin guximin ta provojnë
HomeEkonomi Variantet e koronavirusit – Si formohen ato?!in Ekonomion February 28, 2021 Mutacionet, gabime të vogla dhe të rastësishme gjenetike që ndodhin kur qelizat bëjnë kopje të vetvetes, janë një tipar kryesor i çdo gjallese dhe sigurojnë lëndë të parë për mekanizmat e adaptimit. Mutacionet krijojnë te popullatat një variacion natyral “themelor” nga i cili, përmes seleksionimit natyror, tiparet që lejojnë një organizëm të përshtatet më mirë me mjedisin shumohen. Edhe viruset, megjithëse nuk jetojnë teknikisht, pësojnë mutacion dhe evoluojnë ndërsa infektojnë qelizat pritëse duke i detyruar të prodhojnë shumë kopje të kodit të tyre gjenetik. Në këtë proces të replikimit të vazhdueshëm, mund të ndodhin pasaktësi, dhe në materialin e transkriptuar mund të ketë gabime të vogla në krahasim me origjinalin, të ngjashme me gabimet e shtypjes. Grupet e përsëritura të mutacioneve në një popullatë virusi rezultojnë në të ashtuquajturat variante. Shumica e mutacioneve nuk kanë një ndikim të rëndësishëm në karakteristikat e viruseve. Ato të dëmshme për funksionimin e tyre eliminohen nga një lloj korrektori viral, i cili zvogëlon numrin e tyre. Të tjerat janë neutrale dhe pasi propozohen, ato zhduken pa gjurmë, ose përndryshe grumbullohen në brezat pasardhës, duke lejuar që ata që përfshihen në analizat filogjenetike të rindërtojnë, duke ndjekur “gabimet e shkruara”, historinë e virusit dhe përhapjen e tij. Nga ana tjetër, disa mutacione u japin viruseve një avantazh evolucionar duke i bërë ata, për shembull, të aftë për ta bërë një specie më ngjitëse ose më të aftë për t’i shpëtuar antitrupave. Versione të të njëjtit virus të bashkuar nga një pjesë e vogël e gjenomës së ndryshuar (jo e mjaftueshme për të shkaktuar një ndryshim të rëndësishëm në aktivitetin e virusit) quhen variante. Në muajt e fundit, ekzistenca e shumë varianteve të SARS-CoV-2 ka bërë tituj kryesorë në media e kudo në botë, dhe në veçanti variantet angleze, afrikano-jugore dhe braziliane, për t’i cituar sipas emrave të vendeve ku u zbuluan. Varianti anglez B.1.1.7 karakterizohet nga një ngjitje më e lartë, ndërsa ajo e Afrikës së Jugut B.1.351 dhe ajo braziliane P.1 ndajnë disa mutacione që do t’i bënin ata më rezistente ndaj antitrupave. (Focus) Edel Strazimiri / SCAN *Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal. Previous PostNext Post
on April 16, 2021 Shumë persona në Kosovë janë të infektuar me variantin britanik të koronavirusit – Lajmet e fundit
on April 15, 2021 Si pritet të jetë “Bota Inteligjente” 2030 Huawei ka mbyllur Samitin Botëror të 18-të të Analistëve të mbajtur për tre ditë radhazi, ku morën pjesë më shumë se 400 të ftuar, përfshirë analistë financiarë, opinionistë dhe përfaqësues të medias. Samiti u mbajt edhe virtualisht, për të krijuar mundësi për një pjesëmarrje nga e gjithë bota. Drejtuesi i Bordit të Institutit të Strategjisë së Kërkimit në Huawei, William Xu ndau me të pranishmit vizionin e kompanisë për një “Botën Inteligjente” të vitit 2030. Çelësi i këtij vizioni është bashkëpunimi më i mirë mes industrive, akademive dhe institucioneve të kërkimit për një qasje më të hapur, gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunuese ndaj risive që çliron potencialin e plotë të krijimtarisë njerëzore për të adresuar sfidat me të cilat përballemi të gjithë. “Energjia me karbon të ulët, elektrifikimi më i gjerë i industrive dhe inteligjenca janë rruga drejt qëndrueshmërisë. Deri në vitin 2030 më shumë se 50% e gjithë energjisë do të vijë nga burime që janë të rinovueshme, më shumë se 50% e makinave që do të shiten do të jenë elektrike dhe më shumë se 18% e shtëpive do të jenë të pajisura me robotë inteligjentë. Duke fuqizuar një dimension më të gjerë të industrive, teknologjia TIK ka potencialin që të ulë ementimet globale të karbonit me 20% gjatë dekadës së ardhshme”, tha Xu gjatë fjalës së tij. Ai vijoi më tej duke thënë se: “Në vitin 2030 do të ketë miliarda lidhje në të gjithë botën. Shpejtësitë e brezit të gjerë prej 10 Gbps do të jenë në dispozicion për çdo përdorues. Ne do të shohim një rritje 100 herë më shumë në fuqinë informatike dhe kapacitetin e ruajtjes së të dhënave. Teknologjitë që fuqizojnë brezin, transmetimin, përpunimin dhe përdorimin e informacionit dhe energjisë do të duhet të zgjerohen.” Xu nuk la pa nënvizuar nëntë sfidat teknologjike dhe drejtimet në të cilat zhvillohen kërkimet që do të ndihmojnë në realizimin e vizionit të Huawei, të cilat janë: • Konstruktimi i 5.5G për të mbështetur miliarda lidhje të ndryshme. • Optika Nanoscale për një rritje të shpejtë të kapacitetit të fibrave. • Përmirësimi i protokolleve të rrjetit për të lidhur të gjitha gjërat. • Fuqi kompjuterike e përparuar dhe mjaft e fortë për botën inteligjente. • Nxjerrja e njohurive nga të dhënat masive për zhvillimin e inteligjencës artificiale në industri. • Të shkuarit përtej arkitekturës së Von Neumann për sisteme që ruajnë të dhënat. 100 herë më shumë. • Kombinimi i llogaritjes për arritjen e përvojës super-reale. • Mundësimi i vetë-monitorimit të vazhdueshëm për menaxhimin më proaktiv të shëndetit. • Një internet inteligjent i energjisë për prodhimin, ruajtjen dhe konsumin e energjisë elektrike të gjelbër. “Këto janë nëntë sfidat teknologjike dhe drejtimet në të cilat do të fokusohen kërkimet e mëtejshme që ne besojmë se janë thelbësore bazuar në përvojën tonë në industrinë e TIK. Ato gjithashtu përfaqësojnë atë që ne besojmë se është e nevojshme për të arritur një botë inteligjente në 2030: Lidhje e fortë, informatikë më e shpejtë dhe energji më e gjelbër.” Konferenca e parë Globale e Analistëve u mbajt në vitin 2004, dhe që prej asaj kohe është zhvilluar çdo vit. Samiti i këtij viti me temë “Për një botë inteligjente dhe plotësisht të lidhur”, u zhvillua nga data 12 prill deri më 14 prill në seanca të ndryshme, ku ekspertë të industrisë nga e gjithë bota ndanë prespektivat e tyre unike dhe diskutuan trendet për të ardhmen.
on April 14, 2021 Gratë dhe vajzat ishin aty kur luftohej për liri, ato ishin aty kur e vulosëm pavarësinë
on April 10, 2021 Një vulë freskie kundër prishjes së ushqimeve – Ngjitet mbi fruta për ti konservuar ato më gjatë
on April 6, 2021 Raka: Variantet e reja të COVID-19 duhet të jenë alarm për të gjithë – Lajmet e fundit
on April 4, 2021 Sot Kosova e zgjodhi edhe një presidente grua, vajzat e kane vendin vetëm ku ato vet dëshirojnë