Varianti brazilian zbulohet në Britani. Tre raste në Angli dhe tre në Skoci. Rreziku ndaj komunitetit, i ulët

Varianti brazilian zbulohet në Britani. Tre raste në Angli dhe tre në Skoci. Rreziku ndaj komunitetit, i ulët

Gjashtë raste të variantit të koronavirusit që u identifikua për herë të parë në Brazil, janë zbuluar në Britani për të parën herë, sipas autoriteteve të Shëndetësisë në Angli. Tre raste u zbuluan në Angli dhe 3 të tjera në Skoci. Rreziku ndaj komunitetit është konsideruar si i ulët, por për t’u parapërgatitur, hetuesit kanë nxituar për të bërë testime dhe rritur sekuencimin e mostrave pozitive të koronavirusit për zonën, sipas Autoritet të Shëndetit Publik në Angli.

Dy prej tre rasteve të zbuluara në Angli ndodheshin në një familje në zonën jugore të Gloucestershire, që ka pasur histori të udhëtimit në Brazil.  Rastet skoceze nuk lidheshin me ato në Angli. Varianti P.1, i zbuluar në Manaus, Brazil, ka disa mutacione të përbashkëta me variantin e Afrikës së Jugut dhe është e mundur që të mos përgjigjet mirë ndaj vaksinave, pavarësisht se duhet më shumë punë për ta vërtetuar.

Susan Hopkins, drejtoresha e kundërpërgjigjes për Covid-19 tek instituti, tha se kapacitetet e avancuara të renditjes së gjenomit në Britani, ka bërë që të zbulohen më shumë variante dhe mutacione se në çdo vend tjetër.  Në fund të vitit të kaluar, Britania identifikoi një variant më të transmetueshëm të koronavirusit, që mendohet se e ka origjinën pranë Londrës dhe ka sjellë rritjen e shpejtë të rasteve në vend.

Klevis Llaha / SCAN

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.