Varianti Delta, në 10 qytete shqiptare - Rakacolli: Të shtruarit në spitale të pavaksinuar, nuk do ndryshojmë masat e sigurisë

Varianti Delta, në 10 qytete shqiptare – Rakacolli: Të shtruarit në spitale të pavaksinuar, nuk do ndryshojmë masat e sigurisë

Konfirmimi i pranisë në vend të variantit Delta të Koronavirusit ka mbledhur këtë të hënë komitetin e ekspertëve. Sipas tyre, raste me variantin Delta janë regjistruar në Tiranë, Elbasan, Shkodër, Lezhë, Kavajë, Gjirokastra, Korçë, Peqini, Mati dhe Vlorë, ndërkohë që Konfirmimi i qarkullimit të këtij varianti në Shqipëri, përkon dhe me rritjen e infektimeve në 2 javët e fundit në vendin tonë.

Sinkron, Mira Rakacolli-Zëvendësministre e Shëndetësisë

Ndërkaq, Zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka bërë me dije se edhe pse është konfirmuar varianti Delta në Shqipëri, dhe ka një rritje të lehtë të numrave, masat kufizuese nuk ndryshojnë.

Sinkron, Mira Rakacolli-Zëvendësministre e Shëndetësisë

Prania e variantit Delta në vendin tonë u konfirmua një ditë më parë nga Ministria e Shëndetësisë, pas përgjigjes që erdhi nga kampionet e dërguara në Institutin e Virologjisë – Charite në Berlin të Gjermanisë.

Lorenc Rabeta / SCAN

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.