Vdes në moshën 88-vjeçare mjeshtri i violinës Hetem Qerimaj

Vdes në moshën 88-vjeçare mjeshtri i violinës Hetem Qerimaj

Ka vdekur sot në moshën 88-vjeçare Hetem Qerimaj, mjeshtri i njohur i violinës shqiptare. 

Lajmin e ka bërë të ditur i biri i tij, Fatos Qerimaj përmes rrjeteve sociale.

“Te nderuar miq, me dhimbje ju njoftoj ndarjen nga kjo jete te babit tim te dashur Hetem Qerimaj. Zoti e pranofte ne parajse.”

Qerimaj la pas një dinasti të tërë muzikore që do të mbijetojë gjatë e merr me vete duartrokitjet e shumë brezave që e kanë ndjekur në skenë lojën e tij në muzikë.

Hetemi, “Harku i Triumfit të Qerimajve”, siç e quajtën në koncertin e përvjetorit të tij të 85-të,  e la muzikën të trashëguar në 9 artistë e 3 breza.

Hetem Qerimaj luajti violinën popullore nga skenat e mëdha në ato të improvizuarat. Muzikën tironse e mbante në zemër edhe pse luante melodi nga të gjitha trevat, ballkanase e më gjerë. / KultPlus.com