Shtatë raste të reja me koronavirus në Kosovë

Vdes një 52-vjeçar nga COVID-19 në veri të Mitrovicës – Lajmet e fundit



Ka vdekur një person nga COVID-19 në Zubin Potok.

Shtabi për situata emergjente në Mitrovicën e Veriut, ka njoftuar se sot ka ndërruar jetë një person i cili ishte infektuar nga koronavirusi, transmeton Zeri.info.

“I ndjeri (1968) është nga Zubin Potoku dhe është trajtuar në Qendrën Klinike të Kragujevcit”, thuhet në njoftim, raporton “RadioKontaktPlus”.

Deri më tani, gjithsej 116 persona janë prekur me COVID-19 në zonat serbe në Kosovë, 104 nga ta janë shëruar, dhe dhjetë kanë vdekur.

Në veri të Kosovës nuk ka pasur raste të reja të regjistruara COVID-19 që nga 15 maj./Zëri/