Vdes një person nga gripi i derrit, evidentohen edhe tri raste tjera

Vdes një person nga gripi i derrit, evidentohen edhe tri raste tjera

Po ashtu vetëm nga muaji janar i këtij viti e deri më sot katër persona kanë vdekur nga gripi sezonal, prej të cilit për më pak se katër muaj janë prekur mbi 24 mijë qytetarë.

Ramadan Jashari, nga fshati Pogragjë i komunës së Gjilanit, është viktima e parë e gripit të derrit, nga i cili tashmë janë prekur edhe qytetarë të tjerë në vend.

Ai ka vdekur më 10 shkurt të këtij viti teksa ishte duke u trajtuar në Klinikën Intensive në Prishtinë.

Drejtori i Spitalit të Gjilanit, Nisret Hajrullahu, ka thënë për “Zërin” se Jashari ishte infermier në këtë spital dhe se qe tri javë ishte i shtrirë në Kujdesin Intensiv në Klinikën Infektive në Prishtinë, ku nuk mundi ta përballojë këtë sëmundje.