Vdes një person nga Malisheva, familja njoftohet nga QKUK-ja se ai ka qenë i prekur me COVID-19

Vdes një person nga Malisheva, familja njoftohet nga QKUK-ja se ai ka qenë i prekur me COVID-19 – Lajmet e fundit



Sonte në QKUK ka vdekur një person nga komuna e Malishevës, për të cilin top-channel.tv shkruan se paraprakisht kishte qenë i shtrirë në repartin e neurologjisë, ndërsa pasi ka vdekur, sipas familjarëve, në fletë-lëshimin e spitalit thuhet se ka qenë i prekur me COVID-19.

Personi që ka vdekur, më herët nuk ka qenë i evidentuar në listën e të prekurve, madje as familja e tij nuk ka qenë e njoftuar deri pas vdekjes.

Organet komunale janë njoftuar për rastin, pasi i është kërkuar mbikëqyrja e varrimit nga ana e inspektorëve komunalë, e po ashtu edhe familjarët kanë sqaruar se për këtë janë njoftuar vetëm pas vdekjes së familjarit të tyre, i cili ka qenë i shtrirë në neurologji dhe jo në Klinikë Infektive.

Personi i vdekur, me inicialet S.T., është i lindur në vitin 1953 nga Banja e Malishevës.