by lajme.org on January 29, 2023 Rruga e dëmtuar për në Rugovë, lë pa turistë këtë zonë turistike – Lajmet e fundit
by lajme.org on January 29, 2023 KEK-u në mungesë të punëtorëve që nga anulimi i konkursit para disa muajve – Lajmet e fundit
by lajme.org on November 22, 2022 OECD: Europa do të jetë më e goditura nga ngadalësimi ekonomik global
by lajme.org on January 29, 2023 “Të mjerë nuk janë ata që e kanë portofolin bosh, të mjerë janë ata që e kanë shpirtin bosh”
by lajme.org on January 27, 2023 Bëhet e gjallë Kejvina: Shpulla që i dhashë Luizit më ndihmoi të dal prej asaj çmendine
by lajme.org on January 4, 2023 Futbollisti kosovar i larguar nga Porto mund të transferohet te Ferizaj
by lajme.org on November 8, 2022 Konfirmohet: Derbi më i madh lokal i futbollit kosovar sërish luhet pa tifozë
by lajme.org on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)
by lajme.org on March 30, 2015 Ekziston ilaçi kundër kancerit për ata të cilët marrin guximin ta provojnë
HomeKulturë Vdes Sanie Baçova, artistja që zbuste kafshët e cirkut shqiptarin Kulturëon January 19, 2023 Cirku Kombëtar bën të ditur se është ndarë nga jeta Sanie Baçova, artistja që zbuste kafshët e cirkut shqiptar është ndarë nga jeta. Cirkut Kombëtar në një postim në rrjetet sociale thekson se Baçova ishte gruaja e parë që kishte profilin e mësuesve me “nxënës-qen”. “Ishte viti 1964 në korridoret e Cirkut të Tiranës, mes akrobatëve, zhonglerëve, ekuilibristëve, klounëve, u duk edhe një vajzë e re, e veshur rroba akrobatësh. Në dorë mbante një shkop të hollë, të vogël, duke zhvilluar një orë mësimi në një klasë, me banka, dërrasë të zezë, “nxënësit’ e saj ishin; Rrapi, Xhina, Diana dhe Luçi. Mësuesja e tyre, Sania i drejtonte të sistemoheshin nëpër banka të rrinin urtë e të silleshin mirë, të kishin mendjen në mësim. Ishte ora e matematikës. Mësuese Sania shkruante numra në dërrasën e zezë dhe “nxënësit-qen” me lehjet e tyre plot zë të lartë, jepnin zgjidhjen e veprimit matematikor. Kur u shfaq ky numër para spektatorëve, në premierën “Fluturime akrobatike”, jo vetëm u prit me kureshtje, por edhe u duartrokit shoqëruar edhe me të qeshura. Spektatorët kishin parë në cirk, një zbutëse kafshësh femër. Kjo ishte ngjarja që do të mbetet në kujtesën e historisë, si zbutësja e parë e kafshëve dhe e vetme në Artin e Cirkut Shqiptar”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Cirku Kombëtar. Nëntori i vitit 1959 me realizimin e një shfaqje të plotë cirku, që u titullua ‘‘Shkopi Magjik’’, do të shënonte momentin e lindjes së Cirkut Shqiptar që këtë vit shënon 64 vjetorin e tij. Në përvjetorin e tij të 60-të, Ministria e Kulturës organizoi një ceremoni duke nderuar me dekoratën e mirënjohjes figura më të njohura të cirkut shqiptar, për pasionin dhe përkushtimin e dëshmuar për të mbajtur gjallë këtë art të veçantë, mes të cilëve edhe Sanie Baçova./ Atsh / KultPlus.com / Previous PostNext Post
on January 29, 2023 “Të mjerë nuk janë ata që e kanë portofolin bosh, të mjerë janë ata që e kanë shpirtin bosh”
on January 29, 2023 KEK-u në mungesë të punëtorëve që nga anulimi i konkursit para disa muajve – Lajmet e fundit
on January 28, 2023 Ismail Kadareja ka zbritur në ferrin e komunizmit shqiptar për t’ia rrëfyer botës si askush tjetër
on January 28, 2023 Komunat kërkojnë nga Ministria e Financave që të mos ketë rritje të tatimit në pronë – Lajmet e fundit
on January 27, 2023 Kurti në Ditën e Holokaustit: Kujtojmë me krenari familjet shqiptare që shpëtuan qindra hebrenj – Lajmet e fundit
on January 27, 2023 Policia Holandeze arrestoi një haker që po përpiqej të shiste të dhënat e 9 milionë Austriakëve