15 të vdekur dhe 226 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Vdes vëllau i kryetarit të Rahovecit Smajl Latifi, ishte i prekur me COVID-19 – Lajmet e fundit



Ka vdekur edhe një person i prekur nga COVID-19. Bëhet fjalë për vëllaun e kryetarit të Rahovecit, Smajl Latifi.

Lajmin për vdekjen e tij, përmes një postimi në “Facebook”, e bëri Muharren Nitaj.

“Veç lajme të hidhura po marrim. Sapo më njoftoi Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, që i paska nderru jete vellai. Ka qene i prekur me covid 19.

Jam pjese e dhimbjes dhe e merzise se tyre!

Kolegut Smajl Latifi, Familjes dhe miqeve, ngushellime”, shkruan Nitaj në postimin e tij./Zëri