Verifikohen mandatet e deputetëve nga radhët e partive shqiptare në Mal të Zi

Verifikohen mandatet e deputetëve nga radhët e partive shqiptare në Mal të Zi – Lajmet e fundit



Sot në Podgoricë, u mbajt seanca konstituive e përbërjes së re të Parlamentit të Malit të Zi.

Në këtë mbledhje janë verifikuar mandatet e deputetëve të rinj.

Partitë shqiptare në këtë legjislaturë do të përfaqësohen nga Nik Gjeloshaj, përfaqësues i Listës shqiptare ‘’Genci Nimanbegu – Nik Gjeloshaj’’, të përbërë nga Forumi Shqiptar ASH-LDSH, Forca, LP dhe UT,  si dhe Fatmir Gjeka nga Kooalicioni shqiptar ‘’Bashkë nji za’’,  i përbërë nga UDSH-PD-LDnëMZ./malesia.org