Vërshime në disa fshatra të Podujevës dhe Vushtrrisë

Vërshime në disa fshatra të Podujevës dhe Vushtrrisë – Lajmet e fundit



Pasditen e së martës, përsëri në Kosovë pati stuhi dhe reshje të shumëta shiu.

Disa fshatra të komunës së Podujevës dhe të Vushtrrisë, njoftohet se ka pasur vërshime.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, tha për “Zeri.info” se veç fshatrave, vërshime ka pasur edhe në rrugët magjistrale.

“Lidhur me reshjet e shiut, nga dy stacione policore, Podujevë dhe Vushtrri jemi njoftuar se në disa fshatra ka pasur vërshime. Fshatrat ku ka pas më shumë ujë janë: Lupç i Poshtëm, Bellopojë, Batllavë, Brainë (dëmtim i një ure) dhe Gërdoc të Podujevës dhe Dumnicë, Stanofc dhe Lumi i Madh të Vushtrrisë. Edhe rrugët magjistrale që lidhen këto dy qytete me Prishtinën kanë qenë të vërshuara në disa pjesë”, thuhet në njoftimin e Krasniqit.

Rreth orës 22:00, policia ka dal në terren bashkë me ekipet tjera relevante.

Sipas raportimit, niveli i ujit ka filluar të bie në disa nga zonat ku kishte vërshime.

“Deri në këto momente nuk kemi informata për persona të lënduar, kurse disa familje në fshatrat Stanovc dhe Dumnicë janë evakuuar”, theksohet në raport./Zëri