Veseli erdhi në Kosovë për shkak se babai i tij pësoi sulm në tru

Veseli erdhi në Kosovë për shkak se babai i tij pësoi sulm në tru – Lajmet e fundit



Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është liruar për vizitë në Kosovë nga Gjykata Speciale.

Sipas zëdhënëses së Dhomave të Specializuara, Angela Griep, ish-kryetari i Kuvendit është liruar për t’i vizituar familjarët e ngushtë.

Bëhet fjalë për babanë e tij që ndodhet në  spitalin e Mitrovicës “Dr. Sami Haxhibeqiri”, pasi gjendja e tij shëndetësore është jo e mirë.

Klan Kosova mëson se ai ka pësuar sulm në tru dhe se tani është i shtrirë në spitalin e neurologjisë.