Vetting-u, nuk kemi gjyqtarë për vakancat - Kreu i KLGJ: Në Apelin e Tiranës zvarritje deri 5 vite, do reduktohen gjykatat nga 22 në 12

Vetting-u, nuk kemi gjyqtarë për vakancat – Kreu i KLGJ: Në Apelin e Tiranës zvarritje deri 5 vite, do reduktohen gjykatat nga 22 në 12

Shkarkimet e shumta nga procesi i Vetting-ut kanë përkeqësuar çdo tregues të punës së gjykatave në vend, ndërkohë që problemi më i mprehtë është zvarritja e çështjeve edhe me vite të tëra për shkak të mungesave të gjyqtarëve veçanërisht nëpër apele. Kreu i Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda Llagami ka raportuar në Kuvend se një qytetar mund të duhet të presë edhe 5 vite për të marrë vendimin në Apelin e Tiranës. Nga 78 gjyqtarë që duhet të kenë në total apelet, aktualisht kanë 25.

KLP ka menduar të grupojë gjykatat, duke pakësuar numrin e tyre, ndërkohë që apelet mund të bashkohen në një të vetme.

Lorenc Rabeta / SCAN

 

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.