Vitia dhe ambasadorja e Luksemburgut bisedojnë për bashkëpunimin në shëndetësi

Vitia dhe ambasadorja e Luksemburgut bisedojnë për bashkëpunimin në shëndetësi – Lajmet e fundit



Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka pritur sot ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë, Natacha Gomes, me të cilën ka biseduar për situatën me pandeminë.

Në këtë takim është biseduar për situatën lidhur me COVID-19 dhe bashkëpunimin midis Qeverisë së Luksemburgut dhe Ministrisë së Shëndetësisë në realizimin e projekteve në fushën e shëndetësisë.

Vitia e ka njoftuar Ambasadoren Gomes me angazhimet e MSH-së për të menaxhuar situatën lidhur me COVID-19, procesin e vaksinimit dhe projektet e përbashkëta.

Ndërkaq, në këtë takim u bisedua edhe për koordinimin e aktiviteteve me qëllim të përballimit të sfidës së pandemisë COVID-19 dhe nevojën e respektimit të masave me qëllim të parandalimit të përhapjes së infeksionit dhe mbrojtjes së shëndetit publik të popullatës./Zëri