Vjosa Osmani kundër që Veliu të drejtojë MPB’në, s’mori pjesë në mbledhje të Kryesisë ku u votuan ministrat e LDK’së

Vjosa Osmani kundër që Veliu të drejtojë MPB’në, s’mori pjesë në mbledhje të Kryesisë ku u votuan ministrat e LDK’së – Lajmet e fundit



Ajo po e dëshiron Ministrinë e Punëve të Brendshme, ministri që tashmë i është premtuar Agim Veliut

Nënkryetarja e Lidhjës Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani nuk ka marrë sot pjesë në mbledhjen e Kryesisë së partisë, e në të cilën u caktuan ministrat nga radhët e LDK-së.

Osmani ka shprehur para mbledhjes rezerva dhe kritika për emrat e ministrave dhe dyshime nëse dëshiron që të emërohet Kryetare e Kuvendit, pozitë që ia ka ndarë LDK-ja.

“Një pakënaqësi të tillë e ka shprehur para mbledhjes. Në mbledhjen e shkurtër ku janë preznatuar emrat, ajo nuk ka marrë pjesë. Nuk ka ende një reagim final të saj rreth pozicionit që do të mbajë”, ka thënë një zyrtar i lartë në LDK.

Ajo po e dëshiron Ministrinë e Punëve të Brendshme, ministri që tashmë i është premtuar Agim Veliut.

Mes Osmanit dhe Veliut janë shfaqur edhe gjatë negociatave me VV-në shumë pakënaqësi dhe konflikte publike. Agim Veliu, që është aktualisht Kryetar i Podujevës ka qenë personi më i atakuar nga VV-ja.

E kishin konsideruar edhe si njeriun që po dëshironë të dështojë koalicioni. Ndërkaq Osmani si më e dëshiruara nga VV-ja./Reporteri.net