Vjosa Osmani uron besimtarët musliman për festën e Fiter Bajramit

Vjosa Osmani uron besimtarët musliman për festën e Fiter Bajramit – Lajmet e fundit



Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e festës së Fiter Bajramit, ka shprehur urimet e saj për besimtarët e fesë islame, shkruan “zeri.info”.

Ajo tha se edhe pse këtë herë, kjo festë, është më ndryshe dhe nuk lejohen takimet me njëri-tjetrin, shpreson që të gjenden mënyra të tjera për të uruar e festuar këtë festë.

“Uroj po kështu që kjo festë të na shërbejë për t’u ofruar ndihmë e dashuri njerëzve që kanë më së shumti nevojë, për t`iu gjetur pranë të varfërve e të pastrehëve dhe për ta dëshmuar se bota do të jetë edhe më e mirë falë këtij angazhimi”, theksoi Osmani.