Vonesa e dozës së dytë shpëton jetë! / Studimi: Vendet me mungesë të vaksinave, mund të ndjekin Britaninë

Vonesa e dozës së dytë shpëton jetë! / Studimi: Vendet me mungesë të vaksinave, mund të ndjekin Britaninë

Vonesa e dozës së dytë të vaksinës së Pfizer/BioNtech apo Moderna, si çka bërë Britania, mund të shpëtojë jetë , sipas një studimi të Shteteve të Bashkuara, që sugjeron se vende të tjera që po hasin vështirësi mund të përdorin këtë strategji.  Dozat e dyta të vaksinave, shtuar dhe injeksionin e AstraZeneca, janë projektuar nga vetë kompanitë që të injektohen në 3-4 javë nga njëra-tjetra. Megjithatë, Mbretëria e Bashkuar synoi një vonesë prej 12 javësh mes tyre, në përpjekje për të vaksinuar sa më shumë njerëz me dozën e parë.  Provat imunologjike kanë treguar mbrojtje të lartë nga 1 dozë, në rreth 80% me vaksiant e Pfizer dhe Moderna, që përdorin të dyja të njëjtën teknologji.  Ka patur gjithashtu prova nga programi i imunizimit në Britani, se njerëzit që marrin 1 dozë nga AstraZeneca  dhe Pfizer, nuk kanë gjasa të shtrohen në spital me Covid.  Studimi amerikan, nga shkencëtarët e Mayo Clinic, modelon efektet e vonesës së dozës së dytë të vaksinave të Pfizer dhe Moderna, në popullsi ku programi i imunizimit është i ngadaltë për shkak të mungesës së ofertës botërore.   Ata zbuluan se dhënia e 1 doze tek më shumë njerëz duke vonuar dozën e dytë, mund të shpëtojë jetë.  Tek njerëzit poshtë 65 vjeç, ku efikasiteti është 80%,  mund të shmangen mes 47-26 vdekje për 100,000 banorë, sipas studimit të publikuar tek Revista Mjekësore e Britanisë.   Sipas ekspertëve, kjo mund të kontrollojë sëmundjen më shpejtë dhe parandalojë shfaqjen e varianteve të reja të virusit.

Klevis Llaha – SCAN

 

 

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.